Osmani: Do ta fuqizojmë rolin e Kuvendit të Kosovës në politikën e jashtme

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Ambasadori zviceran ka uruar zonjën Osmani për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.

Ai shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.

Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.​

Të ngjashme