Osmani: Dy gra u vranë në mënyrë djallëzore, s’do të ndalemi së adresuari shkaktarët e pasojat

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 14:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se fushata “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”, është hapur në mënyrë më tragjike pas vrasjes së dy grave muajin e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Në aktivitetin në kuadër të kësaj fushate të organizuar nga Universiteti i Prishtinës, presidentja Osmani shtoi se s’do të  ndalen së adresuari shkaktarët dhe pasojat e femicidit.

“Jemi në prag të përmbylljes së fushatës ‘16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore’ dhe ndjejë se sikur kjo do duhej të ishte një prej fushatave më të suksesshme, por në fakt është shndërruar në një prej fushatave më tragjike që e kemi pasur ndonjëherë”.

“Brenda një periudhe të shkurtër, nga dita kur e kemi hapur këtë aktivitet e deri sot i kemi humbur dy gra dhe dy burra në mënyrë djallëzore i vranë gratë e tyre”, tha Osmani.

“Në përpjekjet tona për të adresuar shkaktarët dhe pasojat e femicidit, përfshirja aktive e institucioneve tona është e një rëndësie të veçantë”, tha tutje Osmani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se synim i institucioneve mbetet parandalimi i fenometit të dhunës.

Ndonëse tha se vendi është përballur me sfida të natyrave të ndryshme, ajo po konsideron se janë bërë hapa të mëdhenj.

“Sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe shpallur bashkërisht sërish angazhimin tonë institucional, por edhe qytetarë përballë një fenomeni i cili secili prej nesh duhet angazhuar që ta parandalojë”.

“Si shoqëri e ballafaquar historikisht me sfida dhe vështirësi të natyrave të ndryshme, të lënë me shekuj në një analfabetizëm, megjithatë kemi rrugëtuar e kemi bërë hapa të mëdhenj përpara për të qenë të krahasueshëm jo vetëm me popujt tjerë të rajonit, por edhe më gjerë”, tha Haxhiu.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se pavarësisht veprimeve të tyre po shihet që femicidi është jashtëzakonisht i shprehur në shoqërinë tonë.

Ai u shpreh se institucioni që ai e drejton mbetet e përkushtuar krijimin e një klime që dënon aktet e dhunës.

Ai tha se për këtë institucion aktet e dhunës janë të papranueshme dhe si UP do të organizojnë aktivitete që shtojnë angazhimin për parandalim dhe denoncim të dhunës

“Ky organizim i sotëm lidhet ngushtë me misionin human dhe me funksionin e pazëvendësueshëm shoqëror të këtij institucioni të lartë të dijës. Kësisoj, propozoj që ta shohim ktë aktivitet si manifestimin më të natyrshëm dhe të domosdoshëm të roli qendror të institucioneve të arsimit lartë”, u shpreh rektori.

Shefi i Zyrës së Këshilli të Evropës në Kosovë, Frank Power, tha se institucionet e Kosovës do ta kenë mbështetjen e tyre në parandalimin e këtyre rasteve.

“Dhuna kundër grave është një nga format më të shprehura ndaj grave, jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë. Nga këndvështrimi i Këshillit të Evropës nuk mund të shtojë se çka thanë folësit në lidhje me rastet e fundit, por vetëm e ndajmë dhimbjen me të gjithë familjarët dhe dua të them se KE i mbështet partnerët që i trajtojnë këto dukuri. Jemi të vetëdijshëm se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës u pajtuan për parandalimin e dhunës që njihet Konventa e Stambollit, që ishte dokument shumë i madh që këto shtete po bënin për ta ndaluar dhunën kundër në familje”.

“Jemi të vetëdijshëm se Kuvendi i Kosovës mori vendim që ta bëjë pjesë të Kushtetutës këtë konventë, edhe pse është në fuqi që dy vjet, më duhet ta përmend atë vendim që ka qenë shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por ishte i rëndësishëm edhe për Kosovën sepse erdhi në një kohë kur ishte dëshmitarë që një shtet anëtar i KE-së u tërhoq dhe e mohoi traktatin”.

Të ngjashme