Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, raporton Ekonomia Online.
Osmani me këtë rast e ka falënderuar Bashën për qëndrimet e tij kundër idesë së shkëmbimit territorial.
“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria ti bashkërendojnë veprimet se ka aq shumë hapësirë ku mund ti përmirësojmë raportet tona bilaterale, qoftë ekonomik-tregtar ky bashkërendim ka treguar i suksesshëm kur ka qenë i sinqertë”.
“E falënderova zoti Bashën për qëndrimin e tij kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që secili në Shqipëri të flasë më zë po aq të qartë kundër këtyre ideve, të cilat shkojnë kundër sakrificës së popullit të Kosovës”, u shpreh ajo.
E kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha se e rëndësime në këtë fazë është që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke.
“Dua të ju falënderoj në mbështetje në agjendën politike dhe dialogut me Serbinë. Për mua mbështetja totale e institucioneve tona është orientimi i parimeve dhe e themi se dialogu është rruga përpara me njohje reciproke”, tha Basha.