Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 10:28 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani tha se në përvjetorin e vrasjes së heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu për të shprehur nderimet më të larta për veprimtarinë e sakrificat që kanë bërë për lirinë e Kosovës.

“Zahiri me shokë ishin pararojat e UÇK-së, ishin lajmëtarët e lirisë sonë. Ishte angazhimi i tyre dhe pastaj edhe rënia e tyre për lirinë e Kosovës në një pritë që më vonë frymëzoi edhe mijëra gra e burra ti bashkohen luftës çlirimtare që më në fund kulmoi edhe me çlirimin e vendit tonë. Ky frymëzim nuk ka përfunduar në vitin 1999 me çlirimin e vendit tonë, por vazhdon edhe sot e për shkak të punës veprimtarisë sakrificës luftës së tyre çlirimtare së tyre do të mbesin udhërrëfyes të brezave qe do të vijnë edhe pas nesh. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta sepse do të vazhdojnë të jetojmë në zemrat dhe mendjet e gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët sot e gëzojmë lirinë për shkak të sakrificës së Edmondit, Zahirit Hakifit dhe shumë e shumë vajzave e djemve që ranë për lirinë e Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

Kryeministri Kurti tha se komandanti Zahir Pajaziti bashkë me Hakif Zejnullahun e Hakif Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare.

“Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm ushtrisë çlirimtare. E rriten edhe besimin e popullit në UÇK por edhe vetëbesimin e popullit. Andaj sot bashkë me presidenten e republikës kryetarin e komunës dhe bashkëpunëtorë te tjerë vendosem lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur të cilët nuk kursyen asgjë për atë që është më e shtrenjta për vendin dhe popullin tonë, pra liria e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme