Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë varrit të heroit Zahir Pajaziti

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 10:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas homazheve tek shtatoret e heronjve në Sheshtin e Dëshmorëve në Podujevë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe dhe vendosin kurora lulesh tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan, raporton Ekonomia Online.

Për nder të 25-vjetorit të rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Osmani së bashku Kurtin, kanë vendosur lule të freskëta tek shtatoret e këtyre dëshmorëve në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë.

Ata vlerësuan lart sakrificën e heronjve për lirinë e Kosovës.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan. Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake.

Të ngjashme