Osmani: Fëmijët po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar një startup me emrin “JCoders”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se fëmijët kosovarë janë duke punuar shumë në fushën e inovacionit për ta dërguar Kosovën para.

“Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit”.

“Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë”,ka shkruar Osmani.

Të ngjashme