Osmani: Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Krishtlindje.

Në urim e saj ajo thotë se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve.

“Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj!”, u shpreh Osmani.

“Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me covid-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi. T`ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni!”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme