Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të dëgjohet përgjithmonë.
“Këtë plagë të Kosovës, gra si Vasfija, Shyreti e shumë të tjera, e kanë shndërruar në një mesazh të fuqishëm për drejtësi”, ka shkruar e para shtetit sot kur janë shënuar 25 vjet nga themelimi i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
“Theksova se kapitulli i dhimbjes së thellë në historinë tonë na shtynë çdo ditë të punojmë fort për t’u siguruar që historia të mos përsëritet më! Kurrë më në Kosovë apo kudo në botë!”, ka shkruar presidentja Osmani.