Osmani: Humbja e Nexhmijes na obligon të kemi kujdes ndaj njerëzve që japin për artin

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Akademinë Përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës, familjarët, miqtë, artist, e krerë të shtetit, e shumë qytetar kanë bërë homazhe në shenjë përkujtimi për ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Me këtë rast u mbajt  edhe një minutë heshtje për të ikonën e muzikës shqiptare.

Kryeparlamentarja Vjosa osmani, potencoi se Nexhmija ndriçonte shpirtin e secilit prej nesh. Siç tha ajo, se shtynte ëndrrat me larg në krijimin e një bote të hapur.

Osmani thotë se ajo krijoj identitetin e shoqërisë dhe lirisë shqiptare.

“Jam këtu para jush për ta ndarë dhimbjen për bilbilin e këngës shqipe, këngë që i kemi dashur qysh në rini. Por mahniteshim me këngën me Nexhmijen yllin që po e ndriçonte shpirtin e secilit prej nesh. Por Nexhmija i shtynte ëndrrat tona edhe më larg në krijimin e një botë të hapur ndaj vlerave artistike. Bilbili ynë i krijonte hapësirat i zgjeronte ato siç e krijoi identitetin e këngës shqipe, ajo e krijoi edhe identitetin e shoqërisë shqiptarë, që lirinë e ëndërruar shndërroi në ëndërr për shoqërinë tonë. Këto ditë vazhdoi të hejontë zëri i saj. Ajo bëri atë çfarë bënë yjet e mëdha botërorë. Jo vetëm që krijoj perlat. tashmë është shndërruar në vlerë”, ka thënë Osmani.

Ambasdori i Shqipërisë Qemail Minxhozi, tha se Nexhmije Pagarusha u bë simbol i gjithë shqiptarisë.

“Jam këtu sot në një moment të trisht. Është e para herë që zonjën e madhe nuk e kemi midis nesh. Pagarusha jonë u ngrit pa nënë por dashuri për Kosovën e bënë nënën shqiptare. Por e patën të pamundur ti ndalonin zërin e bareshës. Bilbili u bë simbol i shqiptarisë. Unë e quaj vetën të privilegjuar që dëgjoj Pagarushën. Në ditë të tilla duket se zia mbulon por ne rastin e saj ndodh e kundërta sepse ajo ka qenë si dritë. Ajo nuk jeton por ne jetojmë tek ajo.  Ikonat nuk vdesin kurrë ato lartësohen”, tha ai.

Rafet Rudi nga komitetit artistik, tha se përmes Nexhmijes e kanë njohur muzikë, dhe vetën e tyre.

“Nexhmija ka përfaqësuar bukurinë e muzikës popullore. Për më tepër bukuria e zërit të saj ka përcaktuar kordianata e muzikës popullore. Në periudhën kur Nexhmija fillon incizimet tonike, ne kemi filluar ta njohim muzikën tonë. Përmes muzikës së saj e kemi njohur vetën. Me një analizë më të thellë shohim se ajo bart origjinalitet edhe më përcaktues. Ajo ka qenë tepër e veçantë. Për këtë karakteristikë ajo si askush tjetër ka qenë e adhuruar edhe në Shqipëri.  Zëri i saj është një zë i lindur. Zëri i saj ka shtrirë një diapazon të gjerë sepse ka karakteristikat e një soprano të thellë. Por me këtë natyrshmëri ajo arrin të përballon me lehtësi pjesët virtuoze të veprave të saj. Këngët që  i shkruante për të i përshtatke me karakterin e saj”, u shpreh Rudi.

Sot i jepet lamtumira e fundit, ikonës së muzikës të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Të ngjashme