Osmani i kërkon Japonisë më shumë bursa për studentë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në afrimin edhe më të madh të Kosovës dhe Japonisë,  duke përmendur në këtë kontekst, ndihmën në përballje me pandeminë dhe mbështetjen me pajisje mjekësore.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm në mes dy vendeve.

Me Ogasawara, Presidentja Osmani diskutoi edhe për vizitën e realizuar në Japoni dhe takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, me të cilët u diskutua thellimi i raporteve politike, por edhe rritja e investimeve japoneze në Kosovë.

Në takim me Ogasawara, Presidentja Osmani, gjithashtu diskutoi edhe për shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni, nisjen e procedurave për heqjen e regjimit të vizave si dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme