Osmani i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti në Tajvan

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shprehu ngushëllime të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues sot në Tajvan.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën X, ajo tutje i uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Tajvanit.

Ky vend u godit sot nga tërmeti më i madh atje në 25 vjet, i cili la të vdekur 9 persona dhe më shumë se 1000 të plagosur.

Të ngjashme