Osmani: Irani të mbahet përgjegjës për sulmet kibernetike në Shqipëri

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

Ajo ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.

“E dënojmë fuqishëm sulmin kibenetik kundër infrastrukturës  kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Shqipëria i ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve. 

Të ngjashme