Osmani, Konjufca e Kurti vizitojnë shtëpinë ku u dogjën 53 civilë nga forcat serbe në Poklek

Poklek | 17 Pri 2023 | 11:52 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Osmani,  kryeministri Kurti, kryeparlamentrai Konjufca, kanë vizituar shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek, ku u dogjën nga forcat serbe 53 civilë, raportoi Ekonomia Online.

Fillimisht krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në këtë fshat.

Në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Familjari Fatmir Muqolli, i cili priti krerët e shtetit, i njoftoj ata mbi ngjarjen qe kishte ndodhur 24 vite më parë. Ai tha se si familjarë kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, e po ashtu ndihmën për ta arritur drejtësinë e kërkoj edhe nga krerët.

E presidentja Vjosa Osmani, premtoj që shteti i Kosovës nuk do të ndalet kurrë se kërkuari drejtësi, ajo tha se krimet e tilla nuk do ti falin kurrë, por që ato krime do ti ballafaqojnë me drejtësi.

Të ngjashme