Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon t’i mbështesë terroristët që sulmuan Kosovën më 24 shtator, prandaj sipas saj Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qenësorë, prandaj tha se ky institucion i sigurisë mund të llogarisë Kosovën si partnere të saj.
“Në një kohë jashtëzakonisht sfiduese për sigurinë në përgjithësi, Kosova është një shtet i ri dhe demokratik, liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s.”
“Edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdoj që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbete një kërcenim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni”, u shpreh Osmani.