Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministrër nga LDK, ka vizituar kompaninë “Teleperformance”, në Prishtinë, duke thënë se në zemër të qytetit, është shkruar një histori që vazhdon të rritet çdo ditë.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se kjo kompani është histori suksesi me mbi 2200 të rinj dhe profesionistë që ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Postimi i saj i plotë:

Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg.

Në zemër të Prishtinës, është shkruar një histori që vazhdon të rritet çdo ditë: një histori suksesi me mbi 2200 të rinj dhe profesionistë që ndërtojnë të ardhmen e tyre. Kjo është kompania Teleperformance.

Bashkë do t’i japim Kosovës të ardhmen që meriton.

Të ngjashme