Diskutimi lidhur me formimin e Komisionit Hetimor në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë mori kahje tjetër, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se me këtë komision LDK është duke u munduar ta sulmojë ish-kryeministrin Isa Mustafa.
Lidhur me këtë deklaratë, Vjosa Osmani nga LDK tha se nuk është e vërtetë.
Osmani madje tha se LDK është më e bashkuar se asnjëherë më parë.
“Na jemi më të bashkuar se kurrë. Kurse lidhur me hetimet që do të bëhen ju besoj që mburreni me vendimet e Thaçit. Mirëpo nëse del që ato shpenzime janë bërë për të.
Nuk ka moment në karrierën time me të cilin ndihem më mirë sesa kur kam kundërshtuar bashkimin me një parti si ju”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Memli Krasniqit nga PDK-ja.
Ai tha se do të donte t’i besonte Osmanit. Mirëpo e akuzoi këtë të fundit se në kohën sa ka qenë këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu vazhdimisht ka bashkëpunuar me PDK-në.
“Besoj që do të kisha besu sikurse me pasë konsistencë. Ne mburremi me Hashim Thaçin dhe jemi krenarë që ish-kryetari i PDK-së është kryetar i Kosovës sot”.
Mirëpo këtë e mohoi Vjosa Osmani. Ajo tha se PDK rrezikon që në mandatin e ardhshëm të nisë s’mund as pragun zgjedhor ta kalojë, pasi sipas saj askush nuk i do dhe nuk do të bashkëpunojë me të.
“Kurrë nuk kam bashkëpunu me PDK. Më vjen mirë që e pranuat që me këtë logjikë të mashtrimit keni arritë nga 43 në 23 deputetë e në mandatin e ardhshëm e keni në pikëpytje edhe kalimin e pragut të 5 përqindshit. Askush nuk ju don juve”.
Për këtë u shpreh skeptik Memli Krasniqi, raporton EO.
Krasniqi ftoi Osmanin për një gjuhë parlamentare pasi, sipas tij, nuk është në ndonjë fushatë zgjedhore brenda LDK. E nuk ka nevojë ta promovojë veten pasi të gjithë e njohin.
“Të kisha ftu zonja Osmani me ftu për gjuhë parlamentare nuk ëshyë fushata zgjedjore brenda Ldk besoj që ata ju njohin mirë”, tha ai.