Osmani, Kurti e Konjufca sot bëjnë homazhe në Reçak

Reçak | 15 Jan 2024 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Krerët e vendit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të qëndrojnë sot në Reçak të Shtimes, për të shënuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Ndryshe më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, raporton RTKlive. Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999 u vranë 45 shqiptarë nga me 15 janar 1999.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Serbia refuzon të ketë kryer këtë masakër.

Të ngjashme