Osmani: Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë – më çuan mesazhe se do t’i lidhim duart nëse s’e dekreton Isufajn

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 11:43 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, tha se është kërcënuar për ngritje aktakuzash e arrestime nëse nuk e dekreton për kryeprokuror Blerim Isufajn, raporton Ekonomia Online.

Osmani në një konferencë për medie tha se janë evidentuar “shkelje masive” në procesin e përzgjedhjes së Isufajn nga ana e Këshillit Prokurorial.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

E pyetur për mundësinë e dërgimit të këtij vendimi të presidentes në Gjykatë Kushtetuese, Osmani ka thënë se deputetët nëse do ta shohin dokumentin me ato që pretendohen të jenë shkelje sipas saj, ata do të binden për parregullsinë e procesit.

E para e shtetit më pas ka shtuar se ata mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, por ka thënë se më pas kjo do të nënkuptonte një betejë politike dhe jo betejë ligjore.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme