Osmani nuk e dekreton Isufajn: Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit pati shumë parregullsi

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 11:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokur të vendit, raporton Ekonomia Online. Osmani ka thënë se ka pasur “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes” dhe se “është e obliguar, duke pasur parasysh shkeljet, të mos e bëjë dekretimin” e Isufajt për kryeprokuror.

Ajo ka thënë se i ka dërguar të martën KPK-së vlerësimin e procedurave të ndjekura nga ky institucion një vit e gjysmë më parë në procesin e përzgjedhjes.

Ka shtuar se ka vonuar në vendim për shkak të kontestimit të procesit nëpër gjykata. Por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të pasafatshëm procesin e kontestimit, Osmani ka thënë se duhet të sqarohet se “asnjë gjykatë s’i ka trajtuar ankesat nga aspekti përmbajtjesor”.

Madje tha se ka pasur shmangie nga kriteret ligjore, ka pasur mohim të mundësisë për mjet ankimor efektiv brenda KPK-së, ka pasur shkelje të procedurave të reputacionit profesional të kandidatëve, shkelje të procedurave të vlerësimit të integritetit të kandidatëve, vlerësimit të konceptdokumentit, cenim të barazisë e shkelje të meritokracisë.

“Sot e kam njoftuar KPK lidhur me vlerësim e proceduara të ndjekura në përzgjedhje e kryeprokurorit. Para pakë ditësh edhe Gjykata Kushtetues ka nxjerr vendime duke e kontestuar procesi si të pasafatshëm. Përkundër zgjatjes së këtij procesi si pasojë e kemi pasur funksion të rregull përmes ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit. Duke e marra për bazë kam bërë edhe vlerësimin e proceduarave të ndjekura nga KPK”.

“Siç e dini procesi është konsideruar i pa rregullt , ky vlerësim ka evidentuar të disa nga shkeljet e konstatuar janë e para shmangja nga mohimi i mundësisë për mjet hetimor efektiv për kandidatë  e pa kënaqur, shkelja e vlerësimit, cenimi i transparencës, cenimi i parimit të meriotikracisë, mungesat ne dokumentacioni e dorëzuar nga KPK…Shumica e shkeljeve që janë konstatuar nga presidenca janë bërë edhe nga organizatat e ndryshme dhe ambasadat etj. Përgjegjësia ime për garantimin ndaj një procesi të tillë që prodhon padrejtësi konkrete të mos rri duar kryq sot e kam njoftuar KPK që me obligon që të mos e bëjë dekretimin e kryeprokurorit”, tha ajo.

Në fund të shtatorit, Gjykata Kushtetuese, vendosi që ankesa e kundërkandidatit të Isufajt, Shqipdon Fazliu, ishte e pasafatshme.

Të ngjashme