Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, u takua me qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për pjesëmarrjen tuaj madhështore në takimin e organizuar me ju!
Zëri juaj tashmë ka një peshë të madhe në komunën tonë dhe ky takim elektoral është zotim i përbashkët për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen.
Lista jonë për Kuvendin Komunal, me 4 kandidatë që jetojnë në familje me origjinë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, e ka lartësuar listën tonë.
Jam i bindur se përkrahja juaj për LDK-në, për mua si kryetar dhe për kandidatin tuaj të preferuar për asamble, do të jetë garanci e suksesit tonë të përbashkët.
Me përulësi ju falënderoj dhe ju priftë e mbara!
Fushë Kosova PËRTEJ!

