Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar përmes Twitterit për zhvillimet në vend.
Shkurt, përmes një cicërime në Twitter, ajo thotë “Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin”, përcjell Koha.
Koha pak më herët ka mësuar se në Kuvendin e Kosovës ka shkuar mocioni i mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet.
Arben Gashi, gjatë ditës ka thënë se janë mbi 40 nënshkrime të deputetëve.
Derisa shumë politikanë e ndërkombëtarë, po u bëjnë thirrje institucioneve e eksponentëve në LDK, që të merren me koronavirusin COVID-19 e jo me çështje politike.
#LuftoniKoronaVirusin#MoseLuftoniNjeriTjetrin #FightCOVID19 #DontFightEachOther
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) March 20, 2020