Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Klinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë pamje nga ceremonia, duke e cilësuar përurimin e shtatores si një moment përkujtues për presidentin historik të Kosovës.