Riinvest propozon ndryshimin e financimit të lehonisë, kostoja aktuale 32.1 milionë euro në vit

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Riinvest ka propozuar ndryshimin e modelit të financimit të pushimit të lehonisë në Kosovë, duke rekomanduar që gjashtë muajt e parë, të cilët aktualisht paguhen nga punëdhënësit, të mbulohen nga Qeveria me 70 për qind të pagës, ndërsa tre muajt vijues të paguhen nga punëdhënësi. Sipas simulimeve të paraqitura nga Riinvesti, sistemi aktual i pushimit të lehonisë kushton 32.1 milionë euro në vit, raporton Ekonomia Online.

Propozimi parasheh edhe një muaj pushim të papagueshëm të lehonisë, ndërsa në modelin e propozuar përfshihet edhe një muaj pushim i patransferueshëm për nënat, i paguar nga Qeveria me 70 për qind të pagës, sipas prezantimit të raportit nga hulumtuesja e Institutit Riinvest, Tringë Shkodra.

Sipas Shkodrës, nga kostoja vjetore prej 32.1 milionë eurosh për modelin aktual, 23.7 milionë euro mbulohen nga punëdhënësit, ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria.

“Kosova aktualisht e ka një leje të lehonisë relativisht të gjatë, me rreth 12 muaj, por mënyra e financimit krijon një sërë problemesh në vete. E para, punëdhënësit barra kryesore e kostos së lehonis kalon kryesisht tek punëdhënësit, e dyta, baballarët përfitojnë vetëm 3 ditë leje me pagesë, një situatë e tillë pa dyshim që i bën bizneset e sektorit privat, sidomos bizneset e vogla, me u mendu dy herë kur vjen puna në punësimin e grave. Edhe pika katërt, mbrojtja, ndryshon sipas statusit të punësimit, gratë të cilat janë të vetëpunësuara ose te punësuara me orar të shkurtër, zakonisht janë të përjashtuara prej kësaj reforme. Modeli aktual në Kosovë, ose i njohur ndryshe si 6+3+3, 6 muajt e parë, paguhen prej punëdhënësit me 70% të pagës bazë. Muajt vijues paguhen prej qeverisë me 50% të pagës mesatare në vend, ndërkaq 3 muajt e fundit mbesin pa pagesë, me mbrojtje të vendit të punës të grave. Në anën tjetër, baballarët i kanë veç 3 ditë pune me pagesë”, tha ajo.

Shkodra tha se për analizën financiare janë përdorur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për 22 mijë e 45 lindjet e regjistruara brenda Kosovës gjatë vitit 2025, si dhe paga mesatare bruto prej 713 eurosh.

“Fillimisht janë marrë të dhënat e fundit të qasshme prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lindjet e vitit 2025 brenda Kosovës, që kanë rezultuar gjithsej në 22,045 lindje, të njëjtat i kemi nda me shkallën e punësimit sipas gjinisë dhe grupmoshës së prindit. Dhe kemi dalë me një rezultat prej 7,899 nëna dhe 15,019 baballarë si përfitues potencial. Të njëjtën e kemi shumëzuar me pagën mesatare bruto prej 713 euro, kohëzgjatjen dhe nivelin e kompenzimit, diçka që është e rëndësishme me u përmend është se në vazhdimisht kemi përdorur të njëjtën bazë në të gjitha vendet, në mënyrë që dallimet në kastet që kemi me i pa në vijim vijnë si rezultat i politikave të atyre shteteve dhe jo domosdoshmërisht numrit të përfituesve ose pagave. Nëse dojmë me analizu aspektin financiar, sa kushton sistemi jonë aktual, në bazë të simulimeve tona, kostoja totale vjetore aktuale kushton 32.1 milion euro, prej nga 23.7 paguhet prej punëdhënësit dhe pjesa tjetër paguhet prej qeverisë”, tha ajo.

Ajo prezantoi edhe modelin e propozuar të financimit të pushimit të lehonisë.

“Çka aktualisht na tregon kjo reformë? Na po propozojmë që 6 muajt e parë prej sistemit aktual që paguhen prej punëdhënësit t’i kalojë barr a qeverisë, me 70% të pagës, 3 muajt vijues t’i paguajë punëdhënësi me 70% të pagës dhe muajt e tretë të fundit të mbesin përsëri pa pagesë. Përveç kësaj, reformë, modeli jonë i propozimit përfshin edhe një muaj leje të aftësisë të patransformueshëm të nënat me e cila paguhet me 70% të pagës prej qeverisë”, tha ajo.

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), Saxhide Mustafa, tha se reforma nuk duhet të kufizohet vetëm te përcaktimi se kush e paguan pushimin e lehonisë, atësisë dhe atë prindëror, por duhet të krijojë një sistem që mbron gratë, mbështet familjet dhe ndan përgjegjësinë ndërmjet shtetit dhe shoqërisë.

“Mesazhi ynë sot është i qartë: se nuk bëhet fjalë vetëm për të përcaktuar se kush e paguan lejën e lehonisë, atësisë dhe prindërore, por për të ndërtuar një sistem që e mbron gratë, mbështet familjet, merr parasysh kapacitetet e bizneseve dhe ndan drejtë përgjegjësinë ndërmjet shtetit dhe shoqërisë. Prandaj, asnjë reformë e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet pa dialog të mërfilltë, ndërmjet të gjithë palëve të interesit, pa i dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre, dhe pa gjetur një zgjidhje që është e drejtë dhe e përtaksapaguesit punëdhënës e punëtorë dhe financiarisht qëndrueshmëri për shtetin. Avokimi ynë për një dekadë është i bazuar në evidencë dhe sot jemi dëshmitarë të pjesëmarrjes më të ulët në tregun e punës të grave në Evropë”, tha ajo.

Mustafa theksoi se modeli aktual i financimit dhe të drejtat e kufizuara të baballarëve kanë krijuar pabarazi që kërkojnë zgjidhje.

“Kosova ka një sistem që parasheh 12 muaj leje të lehonisë, por mënyra e financimit të tij dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Sistemi aktual 12 muaj, 9 muaj, 6 muajt e parë pagesë nga punëdhënësi me 70% të pagës, 3 muaj nga shteti me 50% të pagesës mesatare dhe 3 muaj pa pagesë për neve si forum, ka përcjellë një diskutim në tri çështje për një kohë të gjatë. Së pari, mëmësia nuk duhet të penalizojë gratë ekonomikisht. Kostoja e leonisë nuk duhet të rrezikojë punësimin nëpërmjet formave diskriminuese, avancimin profesional apo pavarësinë ekonomike të grave. Së dyti, kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e të dy prindërve, pushimi i paguar i atësisë dhe pushimi prindëror janë mekanizma konkretë për ndarjen më të barabartë të përgjegjësisë brenda familjes dhe për barazi reale në tregun e punës. Së treti, financimi i leonisë dhe prindërimi është përgjegjësi shoqërore. Jo barrë individuale e punëdhënësit, qeveria duhet të marrë rol më të fuqishëm në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë financimi në bashkëpunim me punëdhënësin dhe punëmarrësin. Dua të theksoj se qëllimi i reformës nuk duhet të jetë thjesht të zhvendosja e kostos së punëdhënësit te shteti”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se pushimi i lehonisë dhe ai prindëror janë çështje që janë diskutuar prej vitesh dhe se modeli aktual ka sfidat e veta.

“Pavarësisht që ne nuk kemi pasur rastin të mblidhemi më herët, jemi të bindur që kjo temë ka qenë pothuajse një temë që unë prej që jam në ministri ka qenë në diskutim e sipër, qoftë nga këshilltarët që përbëjnë kabinetin, qoftë nga organizatat joqeveritare që kemi pasur takime të shumta me ta është një shqetësim i ngritur nga të gjithë këta. Pushimi i Leonisë dhe ai prindëror është e vërtetë që janë diskutuar prej vitesh tashmë, sepse edhe legjislacioni në fuqi i plotëson ndryshimin e legjislacionit ka qenë i trajtuar ndër vitesh. Qoftë në nivel institucional, qoftë në organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e punëtorëve apo bizneseve, është e qartë edhe që modeli aktual që ekziston tani ka edhe sfidat e veta. Dhe ekzistojnë edhe kërkesat e arsyeshme të cilat u përmendën disa prej tyre për përmirësimin e tyre, por është e qartë edhe që çdo ndryshim në këtë fushë ka ndikim të drejtpërdrejtë tek familjet, punëdhënësit dhe financat publike. Prandaj konsideroj që diskutime të tilla janë të nevojshme për t’i kuptuar më mirë alternativat dhe mundësitë reale për ndërtimin e një modeli të drejtë të përballueshëm dhe të qëndrueshëm afatgjatë. Sepse këtë besoj që po e synojmë ne, edhe ju, bashkë me ne”, tha ai.

Në tryezë foli edhe udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, e cila tha se politikat familjare duhet të trajtohen si investim në mirëqenien e familjeve, barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik.

“Në UNFPA, ne besojmë fuqishëm se politikat miqësore ndaj familjes nuk janë thjesht përfitime në letër, por janë investime thelbësore në mirëqenien e çdo individi, familjeje, në barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik. Megjithatë, në Kosovë menaxhimi dhe financimi i pushimit të Leonisë pushimit të baballarëve dhe pushimit të prindëror vazhdon të ketë pabarazi dhe sfida të konsiderueshme. Le t’i shohim gjërat hapur dhe realisht: sistemi aktual e ngarkon kryesisht me barrë financiare punëdhënësin për 6 muajt e parë të pushimit të Leonisë, ndërkohë që baballarët përfitojnë vetëm 3 ditë pushim me pagesë pas lindjes. Kjo krijon një pabarazi të dukshme. Ajo i bën punëdhënësit më të hezituar kur bëhet fjalë për punësimin e grave, dhe përforcon atë bindjen e vjetër se kujdesi për fëmijën është detyrë e nënës në radhë të parë. Në fund të fundit, ky nuk është dhe nuk duhet të jetë thjesht një debat financiar sot. Kjo ka të bëjë me sigurimin që gratë të mos ndëshkohen në tregun e punës, thjesht sepse zgjedhin të bëhen nëna. Ka të bëjë edhe me dhënien e mundësinë e baballarëve që të jenë të pranishëm përgjatë shtatzënisë në lindje, dhe aktiv në përkujdesjen që nga ditët e para të jetës së fëmijëve të tyre. Dhe ka të bëjë me mbështetjen e bizneseve tona që të mund të mbajnë punonjësit duke krijuar mjedise pune ku si gratë ashtu edhe burrat mund të zhvillohen e të përfitojnë po edhe bizneset të prosperojnë”, tha ajo.

Tryeza e diskutimit u organizua nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”.

Të ngjashme