Osmani: Në Ditën e Evropës na kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Evropës kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë, demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se për popullin e Kosovës këto vlera kanë qenë udhërrëfyes gjatë historisë, teksa ka thënë se vazhdojnë t’i mbrojnë ato edhe sot, shkruan teve1.info

“Sot, në Ditën e Evropës, na kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë – demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës. Për popullin e Kosovës, pikërisht këto vlera kanë qenë dritë udhërrëfyese gjatë historisë dhe ne vazhdojmë t’i mbrojmë ato edhe sot”, ka shkruar Osmani

Të ngjashme