Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani: Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës

Osmani: Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë. Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha tutje që Indeksi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”. “Në ​Ditën Botërore […]

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha tutje që Indeksi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”.

“Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.

Ndryshe më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

On #WorldPressFreedomDay we recognize brave journalists who gave voice to our suffering during the war, and those who continue to stand up for truth and freedom today.

??'s progress in @RSF_inter press freedom index is a great example of our devotion to democracy.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 3, 2022

Të ngjashme