Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani në takim me ambasadorin Abott bëjnë thirrje për hetim të plotë ndaj rastit të djalit të Rashiq

Osmani në takim me ambasadorin Abott bëjnë thirrje për hetim të plotë ndaj rastit të djalit të Rashiq

U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott. Në takim, ambasadori Abott e uroi u.d. presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit. Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt […]

U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.

Në takim, ambasadori Abott e uroi u.d. presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

Të ngjashme