Osmani nga Peja motivon nxënësit: Mos u dorëzoni pavarësisht sfidave

Pejë | 28 Shk 2020 | 10:18 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë, ku takoi nxënësit e kësaj shkolle, raporton Ekonomia Online.

Osmani kërkoj nga nxënësit që mos të dorëzohen pavarësisht sfidave në Pejë e Prishtinë.

“Suksese të gjithëve mos u dorëzoni pavarësisht sfidave. Besoj se do të na bëni krenar edhe jashtë kufijve të Kosovës”.

Ajo me ketë rast ka ftuar nxënësit që punimet e tyre në pikturë t’i ekspozojnë në Kuvendin e Kosovës.  

Bujari Kelemendi, drejtori i kësaj shkolle, informoi kryeparlamentaren Osmani lidhur me aktivitetet e shkollës dhe obligimet që kanë nxënësit.

Osmani ka vizituar edhe objektin e ti të kësaj shkolle e cila pritet të filloj punën në shtator, raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme