Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka qëndruar mbrëmë në Vushtrri.
Më të ka qenë edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Osmani përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve.
Postimi i saj i plotë:
Mbrëmë në Vushtrri, në Odën historike të Haxhi Feriz Zekollit – aty ku dikur shqiptarët lanë pas hasmëritë për t’u bashkuar si një, e sot po vazhdojmë të njëjtën rrugë: rrugën e bashkimit, të respektit e përkrahjes për njëri-tjetrin. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve.