Osmani: Nuk do të lejojmë modele që e shpallin shtetin jofunksional, ish-kryeministrat fajtorë për Asociacionin

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 10:18 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth vizitës së të dërguarit të posaçëm SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve që ka bërë në Podujevë te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ka konfirmuar se takimin me ta do ta zhvillojë në orën 16:00.

“Unë do t’i takoj ata rreth orës 16:00, megjithatë më duhet ta qartësoj që propozimi për të cilin po përflitet, autonomi apo asociacion me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë propozuar palës sonë, ajo që është problemi i madh është që përfaqësues të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme që Serbisë i kanë dhënë komptetenca ekzekutive në të kaluarën. Është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës, tash të cilët fshihen mbrapa komunitetit ndërkombëtar e që nuk i bën mirë Kosovës”, u shpreh ajo.

“Ne nuk do të lejojmë të krijohen modele që do ta bëjnë shtetin tonë jofunksional. Edhe në intervistën e tij të fundit Escobar e tha qartë. Kërkesa e tij është e kundërta e kësaj, që mos të implemetohen modele që veriun e Kosovës e shndërrojnë në republika srbsbka të re, që do të binte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Osmani.

“Qëndrimet tona ndaj Asociacionit kanë qenë gjithmonë të qarta, ne me ta do të dikutojmë se si ta shtyjmë përpara dialogun për njohje të ndërsjellë. Modele që shpallin Kosovën shtet jofunksional nuk do të lelojmë”, tha Osmani.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të arrijnë sot në Kosovë.

Kurti tha se me Escobar nuk është takuar asnjëherë, por vetëm ka biseduar në telefon.

Ai tha se më e drejtë është që qëndrimet dhe mendimet rreth takimit me diplomatët, të jepen pasi të zhvillohet takimi.

“Unë me përfaqësuesin e posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe përfaqësuesin e posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme