Osmani: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për viktimat e krimit serb

Çikatovë e Vjetër | 17 Pri 2023 | 13:53 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e vendit nuk do të ndale asnjëherë së kërkuari drejtësi për viktimat e krimit serb, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve në Çikatovë të Vjetër, ajo shtoi se kjo masakër është dëshmi për gjenocidin që e ka kryer Serbia anembanë Kosovës.

“17 prilli është një prej ditëve më të trishta për popullin shqiptarë, është një ditë kur kemi humbur shumë njerëz tanë anembanë Kosovës edhe Çikatova e Vjetër është një dëshmi që Serbia e ka kryer ndaj gjenocid nesh”.

“Këto masakra tregojnë që egërsia e pushtetit serb kanë qenë ndaj të gjithëve, nuk është kursyer askush, as pleqtë, as fëmijët as gratë dhe janë pushkatuar në raste të caktuara dhe këtu janë djegur pa asnjë mëshirë dhe ajo çka kërkojmë edhe sot në këtë përvjetor është drejtësia për të gjitha viktimat”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme