Osmani pas takimit me Blinkenin: Bisedova për domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe një fotografi teksa ka biseduar me Blinkenin.

Sipas Osmanit, temë diskutimi mes tyre ishte aktualiteti i Maqedonisë së Veriut dhe domosdoshmëria e kursit euroatlantik të vendit.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme