U.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeministri Hoti, ka kërkuar koordinim të institucioneve në menaxhimin e pandemisë.
Sipas komunikatës së Presidencës, thuhet sy ka takim ka qenë në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit institucional.
“Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend. Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë. Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi”, thuhet në komunikatë