Osmani përkujton Hajdarajn: Hero i Kosovës që do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.

Osmani thotë se Hajdaraj do të mbetet hero i Kosovës dhe udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, njofton Klankosova.tv.

“21-vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn. Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë”.

“Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!” ka thënë Osmani.

Të ngjashme