Osmani përkujton Masakrat e Pastaselës dhe të Malishevës: Drejtësia për viktimat e regjimit serb kërkesë e jona e përhershme

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil. Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nuk do të heqin dorë për të kërkuar drejtësi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe drejtësi për viktimat e regjimit serb.

“Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme