Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës – me metoda të Putinit, do të dështojnë

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për herë të parë pas tensioneve gjatë ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut.

Osmani ka ftuar qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Ajo ndër të tjerash thotë se presidenti serb, Aleksandar Vucic, po shërbehet me metodat e mentorit të tij, Vladimir Putin dhe përpjekjet e tij për destabilizim të Kosovës do të dështojnë.

Duhet theksuar se para pak çastesh është raportuar se ambasadori amerikan Jeff Hovenier është duke mbajtur takim urgjent me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, pas situatës së krijuar në veri. /gazetametro.net

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar.

Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.

Të ngjashme