Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar pjesë të intervistës së Osmanit dhënë për Associated Press.
Në këtë intervistë, Osmani flet për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë dhe përgjegjësinë që ka, si dhe ka kërkuar që BE-ja mos ta trajtojë Serbinë si një “fëmijë të lazdruar”.
Por, Peci thotë se Osmani po kritikohet shumë nga i madh e i vogël në Serbi dhe disa të rikthyer në LDK.
Postimi i plotë i tij:
Në intervistën dhënë Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara. Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja. Prandaj, Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje për krimet.
U.d. presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi…dhe çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!