Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e palëkundur për të mbijetuarit e kësaj dhune gjatë luftës në Kosovë. Ajo i quajti ata simbol të forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Presidentja theksoi se guximi i tyre udhëheq drejtësinë dhe shërben […]
Osmani: Qëndrojmë përkrah të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e palëkundur për të mbijetuarit e kësaj dhune gjatë luftës në Kosovë.
Ajo i quajti ata simbol të forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Presidentja theksoi se guximi i tyre udhëheq drejtësinë dhe shërben si frymëzim për ndryshime globale, duke theksuar se Kosova ecën përkrah tyre me krenari dhe përkushtim.











