Osmani: Ramush Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e politologut Ramush Tahiri

Osmani ka deklaruar se Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z.Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t`u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit.

Të ngjashme