Osmani reagon ndaj kritikëve për përkthimin e emrit

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:22 | Nga

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani theksoi se emërtimi Republika Ilinditase e Maqedonisë tingëllon shqip në aspektin fonetik dhe gramatikor. Ai këtë e ka thënë mbrëmë në emisionin “Top Tema” në Telma.

Lidhur me komentet e gjuhëtarëve dhe profesorëve universitarë shqiptarë se përkthimi i këtij termi nuk është adekuat, zëvendëskryeministri Osmani ka thënë se “ky është mentaliteti i këtushëm, se gjithçka zyrtare në Maqedoni duhet të jetë në maqedonisht dhe gjithçka duhet të përkthehet në shqip”, transmeton INA.

“Ilinditase do të thotë kryengritja e Ilindenit edhe në shqip, ashtu që fjala ‘dita’ gjithashtu është e përkthyer në shqip”, theksoi Osmani, pas kritikave se ky përkthimi i emërtimit Ilinden nuk është bërë si duhet në shqip.

Ai tha se propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë bazohet në një kompromis.
“Vlerësojë se kjo zgjidhje dhe versioni shqiptar i emrit shpjegon koncepti e luftës së përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonas për një shtet të përbashkët që para 115 viteve, të reflektuar përmes Kryengritjes së Ilindenit”, theksoi zv/kryeministri Osmani.

Të ngjashme