Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul: Mendimet tona janë me njerëzit e Koresë së Jugut

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Seul.

Ajo në një postim në Tëitter ka shkruar se “mendimet janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani.

Të paktën 120 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë humbën jetën në rrugët e kryeqytetit si pasojë e shtyrjes së turmës në një nga zonat më të frekuentuara të Seulit për jetën e natës.

Të ngjashme