Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me sekretarin e LDK-së Arban Abrashi lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit Abrashi tha se 7 shkurti është përmendur në takim me u.d e presidentes Osmani si data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Kur u pyet pse në takim nuk ka ardhur kreu i partisë, Isa Mustafa, Abrashi tha se ky nuk është refuzim, por është vendim i partisë se kush do të marrë pjesë në takime.
Para takimit me Abrashin, Osmani është takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.