Osmani takohet me Lajçak në Turqi, flasin për ecurinë e dialogut dhe zgjedhjet në veri

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për takimin mes tyre ka njoftuar vetë Lajçak, derisa ka treguar edhe temat e diskutuara, transmeton KlanKosova.tv.

“Një bisedë për t’u vlerësuar me presidenten Vjosa Osmani në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë. Folëm rreth zhvillimeve të fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mirëprita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak

Të ngjashme