Osmani takohet me Sveçlën për t’u informuar rreth zhvillimeve në veri

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Bëhet e ditur se ministri Sveçla ka njoftuar Osmanin për hapat e ndërmarrë sa i përket sigurisë publike në vend dhe për funskionalizimin e institucioneve në veri.

“Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme