Osmani takohet me Tahirin e AAK-së për caktimin e zgjedhjeve të reja

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 16:04 | Nga Fitore Berisha

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me me sekretarin e AAK-së, Besnik Tahiri për të diskutuar lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit me u.d së Presidentes Vjosa Osmani, tha se diskutuan për afatet kushtetuese të zgjedhjeve, duke thënë se pas konsultimeve Osmani do të marrë një vendim për datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese.

“Diskutuam afatet kushtetuese, që ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese. U.d së Presidentes pas konsultimeve edhe me partitë tjera dhe do të marr një vendim për një datë brenda këtyre aftave Kushtetuese”, tha Tahiri.

Më herët, Vjosa Osmani është takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, sekretarin e LDK-së, Arban Abrashin dhe Memlin Krasniqin nga PDK-ja.

Të ngjashme