Osmani takon Cameron Alford, e falënderon për grantin prej mbi 200 milionë euro

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Cameron Alford, Zëvendëspresident në MCC të cilin e ka falënderuar për grantin prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane.

“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.

Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident në MCC.

Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme