Osmani thotë se përplasjet Thaçi-Mustafa janë artificiale: Asociacioni i rrezikshëm për Kosovën

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 16:29 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka quajtur artificiale përplasjet për asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas saj, asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i rrezikshëm për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja, si në vitin 2015 kur është nënshkruar dokumenti, në të dyja rastet kanë qenë bashkë dhe këto dy palë e kanë përkrahur njëra-tjetrën”.

“Në vitin 2015 e kam thënë në Kuvend, Thaçi i rrinte prapa Mustafës si një lloj miratimi të nënshkrimit të dokumentit  për asociacionin”.

“E kanë përkrahur njëri-tjetrin dhe më duket si përplasje artificiale. Pavarësisht deklarimeve ajo që mbetet e vërtetë është se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i rrezikshëm për Kosovën”.

Osmani është shprehur se nëse palët e kanë kuptuar këtë përgjatë rrugë është lajm i mirë.

“Më mirë vonë se kurrë. Të gjithë të bashkuar ta kundërshtojnë krijimin e një trupe të tillë që është prelud për ndarjen e vendit. Do ta destabilizonte vendin për një kohë të gjatë”.

“Është rrugë e keqe nëse Kryeministri Avdullah Hoti e ka nisur atë. I bëjmë thirrje që të mos ju hyjë aventurave të tilla të rrezikshme”.

Osmani ka bërë të ditur se ditën e premte do të mbahen dy seanca, raporton EO.

“Do të kemi seancë këtë të premte, në mëngjes do t’i trajtojmë pikat e papërfunduara të rendit të ditës, janë diku tri katër pika”.

“Pasdite kemi seancë të re, do të kemi shqyrtimin e një propozimi amandamenti kushtetues që është përfshirja e konventës së Stambollit, që ka të bëjë me barazinë gjinore në Kushtetutën tonë, është hap i madh drejt një baze të fuqishme kushtetuese drejt barazisë gjinore, shpresoj shumë në përkrahjen e deputetëve”.

Ajo bëri të ditur se kanë marrë vendim ta ftojnë kryeministrin Avdullah Hoti në një seancë ku do të flasë për 100 ditshin e Qeverisë.

“Gjatë javës pasuese do ta ftojmë kryeministrin në një seancë të veçantë për 100 ditëshin”.

Të ngjashme