Osmani thotë se sanksionet ndaj Rusisë çojnë drejt paqes afatgjatë

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  është shprehur se mbi 300 mijë jetët e humbura të ushtarëve rusë në Ukrainë, nuk do të bëjnë që presidenti rus, Vladimir Putin, të mendojë për paqen.

Sipas saj janë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës janë mjeti i vetëm që do ta bëjë atë të dorëzohet.

“Sllobodan Millosheviqi ka humbur mijëra jetë. Putini ka humbur mijëra njerëz. Nëse dikush beson që ai do të vijë në tryezën e paqes për shkak të mbi 300 mijë ushtarëve të vrarë, thjeshtë nuk mendoj se është e mundur”, është shprehur Osmani në Forumin Diplomatik të Antalisë ku temë ishte “Avancimi i Diplomacisë në kohë trazirash”.

“Sanksionet sa më të rrepta të jetë e mundur mund të çojnë tek paqja afatgjatë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën. Ata duhet ta kthejnë territorin e marrë me pushtim. Putinit nuk i bën për popullin e vet, ngase nuk do t’i fuste ne një luftë të paligjshme”.

Osmani më tej ka folur edhe për krizën në Detin e Kuq dhe përplasjen e Perëndimit me grupin e Houthie.

“Pajtohem me Presidentin e Somalisë, kur thotë se kudo një luftë ndodh, efektet ekonomike ndjehen në gjithë botën. E përgëzoj presidentin Erdogan për atë që ka bërë për marrëveshjen për drithërat, që të kishte rrjedh të mallrave nga Ukraina”./KK

Të ngjashme