Osmani ushtarëve të FSK-së: Jeni sinonim i shtetësisë, po e vulosni fatin e Kosovës

Gjakovë | 28 Maj 2021 | 13:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, tha se për të është ndjenjë e veçantë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Osmani i bëri pasi bashkë me kryeministrin Albin Kurti, inspektuan këtë ushtrim në Gjakovë.

Komandantja supreme tha se ushtarët e FSK-së po e jetësojnë ëndrren e secili qytetarë që ta shohin ushtrinë krah vendeve më të fuqishme të botës.

Madje ai tha se ata kanë dëshmuar profesionalizëm bashkë me ShBA-në dhe se janë sinonim i shtetësisë.

“Në këtë ditë të veçantë në emër të forcave tona të iu shpreh mirënjohjen time e të popullit të Kosovës për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë. Po kështu dua edhe gëzimin e pamasë që po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak e secilit qytetar të Kosovës të cilët kanë pritur për dhjetvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e tyre përkrah aleatëve tanë strategjik madje duke ndërvepruar me ta e duke marrë vlerësimin e tyre”.

“Sot duke demonstruar profesionalizmin tuaj së bashku me ShBA-në ju po e bëni krenar secilin nga ta. Por në këtë ditë të veçantë duhet të shprehim falënderim ndaj ushtrisë amerikane. Ne duam prandaj që ta themi kumbueshëm se përtej lumturisë që na e sjell demonstrimi ushtarak është e paluhatshme”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, u tha ajo të pranishmëve, raporton EO.

“Njëzet e dy vjet më parë gra e burra u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë dhe u përballën me egërsinë e një regjimi. Por e patën guximin për të qëndruar në kauzën e lirisë. Sot pas 22 vjetësh të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me ShBA për ta siguruar lirinë dhe garantuar atë. Ne kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë. Sot kur ju po e demonstroni këtë aleancë po e vulosni edhe fatin tonë. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj sot janë pjesë e misioneve paqeruajtës. Për shërbimin tuaj do të mbaheni mend nesër e përgjithmonë”.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, tha se qëllim kanë të jenë pjesë e strukturave euro-atlantike.

“Shumë me rëndësi për neve si FSK që të jemi mikpritëse i një ushtrimi të madh që ka ndodhur në gjithë Evropën, të jemi krah ShBA-së, objektivi i parë është ky dhe i dyti është që të jemi të ndërvepruese me gjithë partnerët sepse qëllimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euro-atlantike”.

“Mbi bazën e raportit nga shteti kroat i kemi arrit qëllimet dhe synimet. Jemi edhe në Shqipëri dhe pjesëmarrësit tanë kanë përforcuar shumë mirë. FSK-në e pret që këto kapacitet që i kemi arrit është vetëm fillimi, por kemi edhe njësi të tjera që duhet t’i arrijnë këto kapacitetet”.

Të ngjashme