Osmani viziton Kosovën B: Viti 2024, vit i projekteve të mëdha

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani së bashku me bordin kanë vizituar Termocentralin Kosova B.

Nga atje, Osmani ka thënë se ky vit do të jetë vit i projekteve të mëdha.

“Së bashku me Anëtarët e Bordit të Termokos, ishim në vizitë pune në Termocentralin Kosova B, ku u pritëm nga zv.Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës z. Përparim Kabashi dhe z.Januz Saraçi, Drejtor i Kosova B. Furnizimi i Prishtinës me ngrohje është i pamundur pa KEK, dhe shërbimi ynë do të ishte i pamjaftueshëm pa bashkëpunimin me kolegët tanë atje”!

“Viti 2024, do jetë vit i fillimit të projekteve të mëdha në fushën e energjisë termike, të cilat janë direkt të lidhura me KEK-un. Andaj, një bashkëpunim i tillë, padyshim do të jetë lehtësim i madh për ne!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme