Osteoporoza, diagnostifikimi dhe trajtimi

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Është sëmundje metabolike kockore, e cila çon në ulje të densitetit të kockave duke i bërë ato më të brishta e më të prirura për fraktura. Është më e shpeshtë në gratë pas menopauzës dhe kjo lidhet me rënien e sasisë së estrogjenit në gjak. Në përgjithësi nuk ka shenja klinike deri në momentin që ndodh një frakturë.

Kategoria e pacientëve me risk më të lartë për zhvillimin e osteoporozës përfshin:
-Femrat post menopauzë
-Femrat me deficiencë estrogjenike të shkaktuara nga menopauza e hershme ose heqja e dyanshme e vezoreve dhe amenorre
-Pacientë që referojnë se kanë pësuar një frakturë në moshë adulte
-Pacentë me fraktura të shumëfishta
-Marrja e medikamenteve që dobësojnë kockën(
-Pacientë me hipertiroidizëm, hiperparatiroidizëm, sëmundje malinje
-Marrja e pakët e kalciumit dhe Vitaminës D si dhe aktiviteti i ulët fizik
-Personat duhanpirës, konsumues të alkoolit

Diagnostikimi

Pas marrjes së hollësishme të të dhënave të pacientit, realizohet Osteodensitometria( DEXA).
DEXA është një ekzaminim i cili nëpërmjet sasive të vogla të rrezatimit , mat dendësinë minerale të kockave të shpinës, legenit, duarve etj. Nëpërmjet këtij ekzaminimi përcaktohen rastet që janë me Osteoporozë dhe nëse kanë risk të lartë për frakturë (paraprihet zhvillimi i frakturës nëpërmjet trajtimit paraprak) si edhe parandalohen rastet të cilat ende nuk kanë zhvilluar sëmundjen, por kanë Osteopeni.
DEXA shërben gjithashtu dhe si monitorues i efikasitetit të terapisë për Osteoporozën (ripersëritja e ekzaminimit përgjithësisht 1 vit pas trajtimit).

Trajtimi

Konsiston në medikamente të cilat merren nga goja, në venë ose gjilpëra nën lëkurë të cilat rrisin dendësinë e kockës dhe ulin riskun për fraktura, e kombinuar me një dietë ushqimore të shëndetshme, ruajtja e peshës trupore dhe kryerja e aktivitetit fizik minimalisht 30 min në natyrë. (www.spitaliamerikan.com)

Të ngjashme